U mbajt debat publik për Draft Rregulloren rreth mënyrës dhe kushteve të shfrytëzimit të palestrës së sporteve “MIZAHIR ISMA” në Rahovec

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit u mbajt debat publik për Draft Rregulloren rreth mënyrës dhe kushteve të shfrytëzimit të palestrës së sporteve “MIZAHIR ISMA” në Rahovec. Prezantimin e draft rregullores e bërë Isak Hoti, shef i zyrës ligjore në komunën e Rahovecit, i cili tha se kjo rregullore është duke u bërë për herë të parë, pasi që deri më tani nuk kemi pasur palestër dhe pas ndërtimit të palestrës kjo rregullore është përgatitur. Hoti, tha po ashtu se në kuadër të rregullores është përcaktuara në detaje  mënyra dhe kushtet e shfrytëzimit të palestrës së sporteve, kurse vërejtjet sugjerimet mund të pranohen deri para mbajtjes së mbledhjes së Kuvendit e cila pritet të mbahet në fund të muajit Prill. Të pranishmit në debat thanë se ju vijë mirë që komuna e ka përgatitur një rregullore, ndërsa vërejtjet që ata i kanë do ti dërgojnë në mënyrë elektronike tek sekretaria e kuvendit dhe më pastaj ato të inkorporohen në draftin final të rregullores para se të miratohet nga kuvendarët. Draft Rregulloren rreth mënyrës dhe kushteve të shfrytëzimit të palestrës së sporteve “MIZAHIR ISMA” në Rahovec, mund ta gjeni të publikuar në Web-faqen zyrtare të komunës së Rahovecit në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/rregulloret/rregullore-ne-debat-publik/.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …