U mbajt debati publik me gratë e komunës së Deçanit për projekt-buxhetin 2023/25. Drejtoresha për Buxhet dhe Financa në komunën e Deçanit, znj.Dafina Cacaj tha që ndër qëllimet që ia kemi vënë vetes është përkrahja e grave të komunës së Deçanit në çdo formë, në mënyrë që ato të kenë mundësi të zhvillojnë bizneset e tyre sa më shumë. Ajo tha që për vitin e ardhshëm po planifikojmë që përmes thirrjeve t’i shtyjmë gratë të aplikojnë sa më shumë, por kuptohet që nevojitet edhe interesim më i madh i pjesëmarrjes në takime të tilla. Debati ishte i hapur për propozime, sugjerime dhe vërejtje nga secili qytetar. Edhe zyra e drejtoreshës për Buxhet dhe Financa është e hapur për çdo kërkesë, si dhe komentet mund të dërgohen edhe përmes postës elektronike në: [email protected].