leoni

U mbajt debati publik me KK Lokale të Fshatrave të Deçanit për projekt-buxhetin 2023/25

E kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Deçanit, z.Hajdar Sutaj, sot është mbajt debati publik me Kryesuesit e Këshillave Lokale të Fshatrave për projekt-buxhetin 2023/25. E pranishme në këtë debat ishte drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj.Dafina Cacaj, përfaqësues të Këshillave Lokale, përfaqësues të KFOR-it, zyrtarë komunal e qytetarë tjerë. Drejtoresha Cacaj para pjesëmarrësve tregoj që buxheti i paraparë është 12.113.805 euro. Nga të pranishmit pati diskutime të shumta si dhe ata shfaqën kërkesat e tyre, ku ndër kërkesat më të shpeshta ishte rregullimi i kanaleve të ujitjes, disa rrugë e rrugica që kanë mbetë pa asfaltuar, në disa fshatra kishte kërkesa për ndriçim e të ngjashme. Për të gjitha këto kërkesa, drejtoresha Cacaj dha sqarimet e duhura. Në këtë mbledhje pati një numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …