U mbajt Debati Publik me Qytetarë për Projekt – Buxhetin 2024/26

Drejtoresha për Buxhet dhe Financa në komunën e Deçanit, znj.Dafina Cacaj edhe një herë tregoj që buxheti i përgjithshëm i paraparë për komunën e Deçanit është 13.508.081 euro dhe tregoj se si është planifikuar ndarja e tij. Numri i pjesëmarrësve ishte i kënaqshëm, por edhe një herë u diskutua se cilat janë kërkesat më të shpeshta, duke u bazuar nga të gjitha diskutimet publike në lidhje me buxhetin. Njëherit ky ishte diskutimi i fundit sa i përket projekt- buxhetit 2024/26. Të gjitha kërkesat dhe propozimet do të shqyrtohen nga drejtoria përkatëse si dhe në fund të muajit pritet të bëhet miratimi i buxhetit në mbledhjen e rregullt të Kuvendit.

Mund të jetë një imazh i 10 persona dhe persona duke studiuar

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …