U Mbajt Debati Publik për Projekt – Buxhetin 2024/26 – Granti për Arsim

U Mbajt Debati Publik për Projekt – Buxhetin 2024/26  të komunës së Deçanit,– Granti për Arsim, e cila u kryesua nga Kryesuesi i Kuvendit të komunës së Deçanit, z.Hajdar Sutaj, e pranishme ishte drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, përfaqësues të OSCE- së, zyrtar nga Drejtoria e Arsimit dhe zyrtar komunal. Drejtoresha Cacaj shpalosi para të pranishmëve se si është planifikuar të bëhet ndarja e buxhetit për sektorin e Arsimit, ajo dha sqarimet e nevojshme sa i përket kësaj çështje. Pati diskutime të vogla, pyetje dhe sugjerime nga Drejtorët e shkollave të cilëve ju përgjigj shefja e financave ne Arsim, znj. Gjylshahe Haklaj, më shumë në vija të përgjithshme se çka nevojitet të punohet e të investohet më shumë në shkolla. Numri i pjesëmarrësve ishte i kënaqshëm.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …