Në komunën e Deçanit u mbajt debati publik për projekt buxhetin për shëndetësi

Në komunën e Deçanit u mbajt debati publik për projekt buxhetin për shëndetësi. Debati u kryesua nga kryesuesi, z.Hajdar Sutaj, e pranishme ishte drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, drejtoresha e Shëndetësisë, znj. Agnesa Vokshi, përfaqësues të sektorit të shëndetësisë dhe zyrtarë komunal. Drejtoresha Cacaj shpalosi para të pranishmëve se si është planifikuar të bëhet ndarja e buxhetit për sektorin e shëndetësisë, ajo dha sqarimet e nevojshme sa i përket kësaj çështje. Kërkesat të cilat u parashtruan nga sektori i shëndetësisë: Për shkak se granti specifik i shëndetësisë nuk ka planifikuar mjete financiare në kategorinë e kapitaleve, kërkuan që të mbështetet  nga administrata  komunale! Në këtë takim pati diskutime të vogla, më shumë në vija të përgjithshme se çka nevojitet të punohet e të investohet më shumë sa i përket shëndetësisë në komunën e Deçanit!

Kontrolloni gjithashtu

Me rastin e vdekjes tragjike të nxënësit Bleart Bekim Krasniqi, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi ka ngushëlluar familjen, personelin arsimor dhe nxënësit e SHFMU “Hilmi Hoti”

Me rastin e vdekjes së nxënësit Bleart Bekim Krasniqi – 21.11.2011- 18.09.2024 – Nxënës në …