U mbajt debati publik për raportin e VNM për ndërtimin e nënstacionit energjetik 220 kV për Malishevën

Sot në sallën e mbledhjeve të kuvendit komunal të Malishevës, është mbajtur debat publik për raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis (VNM) për ndërtimin e nënstacionit energjetik për nevoja të komunës së Malishevës. Raporti i VNM është realizuar nga eksperti i fushës, Pëllumb Gjinolli, i cili edhe e ka prezantuar këtë raport, para pjesëmarrësve në këtë debat publik, për ndikimet e mundshme në mjedis, edhe pse natyra e projektit është e tillë që mundësitë e ndikimit në mjedis janë të pakta. Për rëndësinë e realizimit të këtij projekti, ka folur përfaqësuesi i KOSTT-it, Astrit Sadriu. Në këtë debat, edhe drejtori i drejtorisë së urbanizmit në komunën e Malishevës, Avdi Morina, ka folur për rëndësinë dhe nevojën emergjente që ka Malisheva, për ndërtimin e këtij nënstacioni, ndërsa tërë situatën aktuale të furnizimit me energji elektrike e ka quajtur të jashtëzakonshme dhe me ndikim të madh për zhvillim ekonomik, pasi mungesa e energjisë elektrike, po ndikon drejtpërdrejt edhe në investime, në bizneset dhe në ekonomitë familjare. Drejtori Morina, ka kërkuar nga organet përgjegjëse, që procedurat të përshpejtohen dhe i tërë projekti të kryhet në afat rekord, duke filluar nga dhënia e lejes mjedisore, e deri në realizimin e tërësishëm të projektit me rëndësi jetike për Malishevën dhe qytetarët e saj. Të pranishmit, gjithashtu kanë bërë pyetje rreth raportit të vlerësimit të ndikimit në mjedis dhe kanë marrë përgjigjet nga hartuesi i këtij raporti.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …