U mbajt Debati Publikë për Planin Komunal për Barazi Gjinore 2023-2027

U mbajt Debati Publikë për Planin Komunal për Barazi Gjinore 2023-2027. Njoftimi ishte publikuar në ueb faqen zyrtare të komunës. Të pranishmit i njoftoj rreth planit znj. Ajne Iberhysaj, e caktuar nga kryetari i komunës z. Bashkim Ramosaj për hartimin e dokumentit. Plani  Komunal për Barazi Gjinore 2023-2027 ka për qëllim kryesor përmirësimin e gjendjes në fushën e barazisë gjinore me synim  të parandalimit dhe eliminimit të çdo trajtimi jo të barabartë i një individi në krahasim me një individ të gjinisë së kundërt, në rrethana të njëjta, apo të ngjashme, ku do të konsiderohet diskriminim i drejtpërdrejtë gjinor, me këtë plan komuna, plotëson një prej kërkesave për hartimin e dokumentit, specifikimin e aktiviteteve për realizimin e projekteve  me  synim të realizimit të objektivave komunale për fushën e barazisë gjinore. Të pranishmit dhanë sugjerime dhe plotësime, të cilat do të përfshihen në planin në fjalë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …