U mbajt dëgjim publik me qytetarë të fshatrave Opterushë dhe Zoqisht për përgatitjen e buxhetit të Komunës së Rahovecit për vitin 2019

Cikli i dëgjimeve publike me qytetarë për përgatitjen e buxhetit të Komunës së Rahovecit për vitin 2019, ka vazhduar me mbajtjen e dëgjimeve publike  me banorë të fshatrave Opterushë dhe Zoqisht. Afrim Dina, kryesues i Kuvendit Komunal dhe i Komitetit për Politikë dhe Financa(KPF), ka thënë se qëllimi i organizimit të dëgjimeve publike është që nga ju qytetarë të marrim kërkesat tuaja, bazuar edhe në prioritetet që keni dhe më pas kërkesat të hynë në kuadër të buxhetit të vitit 2019. Edmond Kabashi, kryetari i këshillit të fshatit Opterushë i paraqiti para anëtarëve të KPF-së kërkesat e fshatit duke thënë se si fshat kemi mjaftë kërkesa por më me prioritet janë këto: Rregullimi i përroit të fshatit, Rrënimi i objektit të vjetër të shkollës dhe rregullimi i hapësirave sportive, Rregullimi i trotuarit dhe sanimi i disa rrugëve, Rregullimi i rrugëve fushore, Rregullimi i hapësirave të gjelbra në qendër të fshatit, Përfundimi i sistemit të ujitjes,  Zgjerimi i ndriçimit publik, Zgjerimi i kanalit në dalje të fshatit dhe Rregullimi i trotuarit nga objekti i zyrës së regjistrimit civil deri në qendër të fshatit. Kërkesat e banorëve të fshatit Zoqisht i paraqiti, Endver Kabashi kryetari i këshillit të këtij fshati i cili tha se kërkesat janë këto: Kubëzimi i rrugëve të fshatit, Një mjek në ambulancën fshatit, Rregullimi i hapësirave të gjelbra në qendër të fshatit dhe rregullimi i fushave sportive, Rregullimi dhe zgjerimi i ndriçimit publik. Përparim Krasniqi, drejtor i Shërbimeve Publike fillimisht i njoftoj të pranishmit se buxheti për investime kapitale për vitin 2019 do të jetë mbi 4 milion euro, ndërsa për kërkesat e bëra nga kryetarët e të dy fshatrave ai tha se disa nga kërkesat e juaja besoj që gjatë këtij viti do të realizohen, kurse kërkesat tjera sipas mundësisë buxhetore do ti fusim në kuadër të buxhetit të vitit 2019.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …