U mbajt dëgjim publik për buxhetin 2020-2022 me banorët e fshatit Skifteraj

Dëgjimet publike për planifikimin e buxhetit komunal 2020-2022, kanë vazhduar edhe të hënën pasdite. Ashtu siç edhe ishte paraparë, një diskutim i tillë është mbajtur me banorët e fshatin Skifteraj, ku banoret e këtij lokaliteti, kanë identifikuar problemet dhe nevojat që kanë, ndërkohë edhe kanë renditur prioritetet që ka fshati. Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama, ka njoftuar fillimisht banorët e Skifterajt për draft buxhetin për vitet në vijim. Sipas tij, buxheti i paraparë nga niveli qendror nuk përmbush kërkesat e banorëve të komunës së Vitisë dhe potencoi se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri mbi pagat, dëmtohet buxheti komunal në veçanti në kategorinë e investimeve kapitale e cila është zvogëluar. Rama theksoi se në krahasim me buxhetin e kaluar, buxheti i vitit të ardhshëm ka shënuar rritje për 905.940 euro apo për 7.95%. Banorët e fshatit Skifteraj, si prioritet kanë renditur çështjen e ujësjellësit, si një ndër problemet më thelbësore që ka fshati. Gjithashtu, si nevojë kanë potencuar edhe rregullimin e rrugëve bujqësore, kompletimin e projektit të ndriçimit publik, rregullimin e rrethojës së shkollës, nyejve sanitare në shkollë, si dhe kërkuan qëndrueshmëri të projekteve. Interesimi i qytetarëve për këtë debat ishte i kënaqshëm.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …