U mbajt dëgjimi buxhetor me Komunitetet joshumicë në Komunën e Rahovecit

Duke u bazuar në Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, Statutit të Komunës së Rahovecit Nr.1005, si dhe nenit 6 pika 1.3 UA (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, nën organizimin e Kryetarit të Komunës dhe Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, u mbajt dëgjimi buxhetor me Komunitetet joshumicë në Komunën e Rahovecit. Grupi punues ka përgatitur një dokument të veçantë të buxhetit dhe ndarjeve buxhetore në pika të shkurtra me ç’rast u shpërnda te të pranishmit si dhe drejtori i financave prezantoi mundësitë buxhetore për vitin 2024. Kërkesat që u parashtruan nga të pranishmit do të trajtohen me kujdes nga anëtarët e grupit punues dhe do t’u jepet arsyetimi i nevojshëm në raportin final që do të përgatitet, do të dërgohet në Kuvendin Komunal dhe më pas të publikohet ashtu siç na obligon UA (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna. Për dëgjimin buxhetor do të përgatitet poashtu dhe procesverbal dhe i njejti do të publikohet në ueb faqen zyrtare në afatin ligjor që na obligohet në udhëzimin Nr.06/2018, në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/…/procesverbalie-degjime-buxhetore/.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …