U mbajt dëgjimi buxhetor me qytetarë të fshatrave Ratkoc, Dejnë, Malësi e Vogël, Vrajakë, Bratotin dhe Gexhe të komunës së Rahovecit

Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit dhe Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, sonte u mbajt dëgjimi buxhetor me qytetarë të fshatrave Ratkoc, Dejnë, Malësi e Vogël, Vrajakë, Bratotin dhe Gexhe. Grupi punues ka përgatitur një dokument të veçantë të buxhetit dhe ndarjeve buxhetore në pika të shkurtëra me ç’rast u shpërnda te të pranishmit si dhe drejtori i financave prezantoi mundësitë buxhetore për vitin 2024. Kërkesat që u parashtruan nga të pranishmit do të trajtohen me kujdes nga anëtarët e grupit punues dhe do t’u jepet arsyetimi i nevojshëm në raportin final që do të përgatitet, do të dërgohet në Kuvendin Komunal dhe më pas të publikohet ashtu siç na obligon UA (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna. Për dëgjimin buxhetor do të përgatitet poashtu dhe procesverbal dhe i njejti do të publikohet në ueb faqen zyrtare në afatin ligjor që na obligohet në udhëzimin Nr.06/2018, në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/…/procesverbalie-degjime-buxhetore/.

May be an image of 4 people and people studying

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …