Nën organizimin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit dhe Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, u mbajt dëgjimi buxhetor në Krushë të Madhe me qytetarë të fshatrave Krushë e Madhe, Celinë, Nagac, Hoçë e Vogël dhe Brestoc. Grupi punues ka përgatitur një dokument të veçantë të buxhetit dhe ndarjeve buxhetore në pika të shkurtra me ç’rast u shpërnda te të pranishmit si dhe drejtori i financave prezantoi mundësitë buxhetore për vitin 2024. Kërkesat që u parashtruan nga të pranishmit do të trajtohen me kujdes nga anëtarët e grupit punues dhe do t’u jepet arsyetimi i nevojshëm në raportin final që do të përgatitet, do të dërgohet në Kuvendin Komunal dhe më pas të publikohet ashtu siç na obligon UA (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna. Për dëgjimin buxhetor do të përgatitet po ashtu dhe procesverbal dhe i njëjti do të publikohet në ueb faqen zyrtare në afatin ligjor që na obligohet në udhëzimin Nr.06/2018, në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/…/procesverbalie-degjime-buxhetore/.