leoni

U mbajt dëgjimi buxhetor në Opterushë – te shkolla fillore “Lidhja e Prizrenit”

Cikli i dëgjimeve buxhetore, vazhdoi në Ratkoc, me banorët e fshatrave: OPTERUSHË, ZOQISHT, RETIJË DHE RETIJË E ULËT. Kryetari Komunës, z. Smajl Latifi, paraqiti informacionet kyçe lidhur me planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të komunës, si dhe drejtori i financave, z.Afrim Limani shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2025. Buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2025 do të jetë në vlerë: 20.982.000€. Kërkesat që u parashtruan ishin 7 sosh: Mungesa e ujit të pijes – Opterushë; Kubëzimi i rrugicave në Zoqisht; Vazhdimi i rregullimit të shtratit të lumit – Zoqisht; Ndriçimi i rrugicave në Retijë; Rregullimi i kanalit për kullimin e ujit – Retijë; Hapja e një rruge të re fushore, Opterushë – Zoqisht – Retijë; Pastrimi i lumit në afërsi të shkollës – Opterushë. Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme. Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …