U mbajt dëgjimi buxhetor te amfiteatri në kompleksin e Gradishit

Cikli i dëgjimeve buxhetore, vazhdoi në Ratkoc, me banorët e fshatrave: XËRXE, FORTESË, SAPNIQ, PATAQAN I POSHTËM dhe banorët e tjerë. Kryetari Komunës, z. Smajl Latifi, paraqiti informacionet kyçe lidhur me planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të komunës, si dhe drejtori i financave, z.Afrim Limani shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2025. Buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2025 do të jetë në vlerë: 20.982.000€. Kërkesat që u parashtruan ishin: Kanali te livadhet afër Sillosit që përkon rrugën Xërxe-Fortesë; Informatë për subvencione bujqësore; Inspektim për makineritë me peshë në rrugën Xërxe-Ratkoc; Renovimi i objektit të vjetër të shkollës në fshatin Xërxë; Vendosja me pelet në çerdhe; Informatë rreth tribunave në fushën e KF Xërxa si dhe kërkesë për fushë ndihmëse dhe ndriçim publik në stadium; Shkolla e futbollit; Kërkohet bashkëpunim ndërmjet klubeve sportive KF “Rahoveci” me KF “Xërxa”, për shfrytëzim të fushës për ushtrime; Subvencionim më të madh për sportin. Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme. Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu priti në takim Drejtorin e Caritas-it Zvicëran Gerhard Schaaumberger

Kryetari i Komunë së Ferizajt z. Agim Aliu ka pritur të premtën në zyrën e …