U mbajt dëgjimi buxhetorë në Drenoc të Rahovecit

Cikli i dëgjimeve buxhetore në territorin e komunës së Rahovecit vazhdoi në Drenoc, me banorët e fshatrave: DRENOC, SENOC, PASTASELLË, ZATRIQ, KAZNIK, PATAQAN I EPËRM, për t’i mbledhur kërkesat dhe nevojat mbi buxhetin e vitit 2025. Kryetari Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, paraqiti informacionet kyçe lidhur me planifikimin dhe menaxhimin e buxhetit të komunës së Rahovecit, si dhe drejtori i financave, z.Afrim Limani shpalosi në mënyrë më të detajuar buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2025.

– Buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2025 do të jetë në vlerë: 20.982.000€

– Kërkesat që u parashtruan ishin:

– Kërkesë rreth një simboli për Masakren e Pastaselit;

– Rregullimi i fushës së basketbollit dhe riparimi i fushës së futbollit;

– Riparimi i ndriçimit publik afër shkollës;

– Prioritet uji i pijshëm;

– Rregullimi i rrugëve me kubëza të 12 rrugëve në Drenoc;

– Rregullimi i kanaleve të kullimit të ujit;

– Rregullimi i sheshit në Drenoc;

– Objekti i shkollës fillore në Drenoc të shpallet muze;

– Rregullimi i rrugëve fushore në fshatin Drenoc;

– Kthimi në gjendje të mëparshme të rrugëve të cilat janë dëmtuar nga KRU Gjakova.

Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme;

– Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.

– Sugjerimet dhe kërkesat tuaja mund t’i parashtroni online përmes këtyre e-mail adresave.

May be an image of 1 person

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …