U mbajt dëgjimi i dhjetë buxhetor në Komunën e Rahovecit

Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi foli rreth buxheti për vitin 2025, duke e elaboruar në përpikëri, meqë sot për shkak të agjendës, mungoi drejtori për Buxhet dhe Financa, z. Afrim Limani. Në të gjitha kërkesat e parashtruara, kryetari i komunës pati përgjigje të strukturuar dhe konkrete. Cikli i dëgjimeve buxhetore, vazhdoi me punëtorët e shërbimeve publike dhe ata të shërbimeve shëndetësore, në sallën e mbledhjeve në objektin e QKMF-së, për t’i mbledhur kërkesat dhe nevojat mbi buxhetin e vitit 2025. Buxheti i Komunës së Rahovecit për vitin 2025 do të jetë në vlerë: 20.982.000€. Kërkesat që u parashtruan ishin: Rritja e buxhetit për reagenca dhe analiza; Nevoja për pajisje të reja në QMF-të dhe AMF-të e reja; Gjendja jo e mirë e ambulancës në Opterushë; Problemet me nyje sanitare; Nevojë urgjente për një invertor në laborator; Nevoja për një aparat të ri të biokimisë; Aparat të veçantë për glikemi. Në vazhdën e debatit pati edhe biseda interaktive të përgjithshme rreth kërkesave të ndryshme. Grupi punues do t’i shqyrtojë pyetjet dhe kërkesat dhe në raportin final do t’i gjeni me arsyetime të sakta, i cili do të publikohet në ueb-faqen zyrtare të Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …