U mbajt dëgjimi i parë buxhetor në Krushë të Madhe me gratë në biznes

Cikli i dëgjimeve buxhetore, me shkas nisi në Krushë të Madhe me gratë të biznese,  gra të cilat u bënë model frymëzimi dhe suksesi për këdo dhe kudo. Kryetari Komunës së Rahovecit z. Latifi, paraqiti investimet të cilat janë bërë në Krushë gjatë vitit të shkoi dhe jo vetëm dhe më pas drejtori për buxhet dhe financa paraqiti buxhetin e Komunës së Rahovecit për vitin 2025. Kërkesat të cilat u parashtruan nga gratë ishin:

▫️Shpërndarje e vlerës së subvencioneve te punëtorët dhe jo te pronari (punëdhënësi)

▫️Rregullimi i shtratit të lumit Brestoc-Krushë e Madhe

▫️Përkrahje me pajisje pune për bizneset Start Up

▫️Krijimi i një mini-tregu brenda fshatit

▫️Policë të shtrirë në rrugë

▫️Aktivizimi (zgjedhja) e këshillit të fshatit si nevojë imediate

Të pranishmet u pajtuan me këto kërkesa, grupi punues do t’i shqyrtojë dhe do t’i gjeni me arsyetime të sakta në Raportin final i cili do të publikohet në faqen zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

Me rastin e vdekjes tragjike të nxënësit Bleart Bekim Krasniqi, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë, Arbëreshë Krasniqi ka ngushëlluar familjen, personelin arsimor dhe nxënësit e SHFMU “Hilmi Hoti”

Me rastin e vdekjes së nxënësit Bleart Bekim Krasniqi – 21.11.2011- 18.09.2024 – Nxënës në …