leoni

U mbajt Dëgjimi publik për projektin e ndërtimit të linjës së kombinuar 110 kV në Komunën e Ferizajt

Nën organizim të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në komunën e Ferizajt, u mbajt Dëgjimi Publik për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës së KOSTT për shpronësim dhe krijim të detyrueshëm të servitutit për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat preken nga implementimi i projektit: Ndërtimi i linjës së kombinuar të dyfishtë 110 kV për kyçjen e nënstacionit të ri NS Kastrioti 110/35/10(20) kV. Me datë 04 Maj 2022, në Kuvendin Komunal të Ferizajt u prezantua projekti për ndërtimin e linjës së kombinuar të dyfishtë 110 kV, e cila përbëhet nga 3 km linjë ajrore dhe rreth 500m kabllo nëntokësore dhe kalon në zonat kadastrale të Komunës së Ferizajt: Prelez i Jerlive, Kosinë, Muhoc, Lloshkobare, Ferizaj dhe Talinoc i Jerlive. Gjatë kësaj seance dëgjimore ku morën pjesë qytetarët dhe përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe të Komunës së Ferizajt, përfaqësuesit e #KOSTT sh.a, duke i falënderuar për interesimin, prezantuan projektin dhe rëndësinë që ka implementimi i këtij projekti për sigurinë dhe besueshmërinë e furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmetimit si dhe ndikimin në hapjen e një perspektive të re për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm në këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …