U mbajt diskutim publik për planifikimin e buxhetit me banorët e Pozheranit

Dje në Pozheran u mbajt diskutimi publik për planifikimin e buxhetit komunal për vitet 2022-2024. Drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Ibrahim Rama ka bërë prezantimin e buxhetit të paraparë për vitin në vijim sipas kategorive ekonomike. Kurse banorët e Pozheranit parashtruan disa kërkesa dhe sugjerime për investime ndër to ata kërkuan që të ndërtohen trotuare në lagjet “Zuka”dhe “Alidema”, të bëhet shtrimi i një rruge me zhavorr në drejtim të fshatit Gërmovë, të bëhet funksionalizimi i ujësjellësit të vjetër të Tërpezës, të rregullohet kanalizimi tek Jahi Ramiqi, të bëhet pastrimi dhe hapja e përroskës që kalon përmes këtij fshati, të ndërtohet një shtëpi e kulturës dhe të këtë më shumë shtigje për çiklizëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …