U mbajt diskutim publik për planifikimin e buxhetit me gratë vitiase

Në kuadër të diskutimeve publike për planifikimin e buxhetit për 2025-2027, sot është mbajtur një takim i tillë edhe me gratë vitiase. Hasan Aliu zv.kyetar i komunës, ka folur për rëndësinë e planifikimit të buxhetit komunal dhe atë bashkë me qytetarët, duke bërë me dije edhe të dhënat buxhetore për vitin 2025 dhe atë sipas dokumenteve fillestare të buxhetit. Ai po ashtu tha se komuna e Vitisë,  përmes këtyre takime po merr kërkesat nga qytetarët dhe grupet e ndryshme të interesit dhe do t’i shkojnë mundësitë buxhetore të përfshirjes së tyre në draft buxhetin komunal që do të shkoj për procedim në Kuvendin komunal të Vitisë. Ndërkaq Milihate Ajeti, drejtoresh për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim  i falënderoj të pranishmit për pjesëmarrjen masive në këtë takim duke potencuar se për vitin në vijim buxheti për investime kapitale do të jetë 4 Milionë euro dhe atë për gjithë territorin e komunës së Vitisë. Ajo tha se prandaj mirëpret sugjerimet dhe propozimet e qytetarëve që kjo listë të hartohet bashkërisht me ta. Në këtë takim pjesëmarrësit patën këto kërkesa: -Të ndahen shuma financiare për gratë lehona të kësaj komune – Të bëhet blerja dhe funksionalizimi i një mamografi –  Të bëhet pagesa e qirasë për viktimat e dhunës në familje – Të sigurohet transporti publik në vendet rurale në veçanti gjatë stinës së verës  – Të bëhet subvencionimi i pagesave në çerdhet private për nënat vetë ushqyes – Të ngritët niveli i sigurisë në Qendrën për Punë Sociale në Viti – Të mbështetën financiarisht familjet e viktimave të dhunës –  Të bëhet rifunksionalizimi i stadeve për gratë fermere –  Të rregullohen hapësirat e pritjes në lokalitetet e komunës së Vitisë për transportin publik –  Të ndahen bursa për nxënëset të cilat regjistrohen në drejtime  teknike që kryesisht dominohet nga djemtë. Përndryshe takimi i radhës për planifikimin e buxhetit komunal pritet të mbahet nesër : 18.07.2024 në shkollën e fshatit Sadovinë e Jerlive me fillim nga ora 18:30.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …