U mbajt diskutimi me temë “Sfidat e komuniteteve joshumicë”

Në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, nën organizimin e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) me mbështetjen e Komunës përkatësisht Forumit për Transparencë Komunale si dhe në kuadër të Forumit për Transparencë Parlamentare u mbajt diskutimi me temë “Sfidat e komuniteteve joshumicë” ku pjesë e panelit ishin deputetët e Kuvendit të Kosovës, Elmi Reçica, Arijeta Rexhepi dhe Fridon Lala.

Ky diskutim që ishte i fokusuar në fushën e arsimit, aftësimit profesional dhe shërbimeve shëndetësore, pati pyetje e komente të shumta nga pjesëmarrësit në këtë diskutim, mbi pozitën e komuniteteve joshumicë në shoqëri, mundësitë e sfidat me të cilat ballafaqohen komunitetet joshumicë si dhe rolin e angazhimin institucional për të avancuar pozitën e komuniteteve joshumicë në shoqëri.

Kontrolloni gjithashtu

Në Vajnik të Skënderajt ka nisur asfaltimi i rrugëve brenda lagjeve të fshatit

Në kuadër të përmbushjes së zotimeve rreth realizimit të projekteve kapitale, sot në Vajnik të …