U mbajt Diskutimi Publik me qytetarë në Suharekë

U mbajt “Diskutimi Publik” me qytetarë të komunës së Suharekës, në sallën e Kuvendit Komunal, ku temë diskutimi ishte “korniza afatmesme e bugjetit për periudhën 2019-2021”. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin Kryetari i Komunës Bali Muharremaj, drejtorët e drejtorive, zyrtarë ligjorë dhe zyrtarë financiarë komunal si dhe qytetarë të shumtë. Kryetari në fjalën e tij hapëse të këtij debati tha se jemi këtu për të shfaqur kornizën bugjetore afatmesme dhe për të qenë transparentë më të gjithë qytetarët e komunës tonë. Andaj ju ftojë të gjithëve të debatojmë së bashku dhe ta bëjmë më të mirën për qytetarët e komunës sonë. Secili drejtor i drejtorive kanë raportuar para qytetarëve për projektet që do të realizohen për këto vite. Qytetarët në fund kanë pasur hapsirë për të bërë pyetje, ku ka pasur disa pyetje të ndryshme nga vetë qytetarët për disa rrugë, kanalizime, ujësjellës etj. kryesishtë të lagjeve të tyre përkatëse. Dhe për të gjitha pyetjet u përgjigj Kryetari dhe Drejtorët përkatës. Në fund kryetari Muharremaj ju ka ka thënë pjesëmarrësve se janë të mirëpritura të gjitha sugjerimet dhe pyetjet tuaja dhe se projektet e parapara në këtë kornizë do të përfundojnë me kohë si dhe do të merren parasysh këto pyetje që i parashtruat ju.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …