U mbajt diskutimi publik në Viti për planifikimin e buxhetit komunal 2024-2026 me grupet e internesit

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, ka mbajtur diskutimin e dytë publik për planifikimin e buxhetit komunal për vitet 2024-2026 në qytetin e Vitisë, por kësaj radhe me grupet e interesit, ku në veçanti kishte pjesëmarrës  femra nga sektori i shëndetësisë dhe arsimit. Në këtë takim para pjesëmarrësve prezantuan  zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu dhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Besnik Imeri por edhe disa drejtorë të tjerë komunal. Fillimisht zëvendëskryetari Aliu dhe drejtori Imeri folën për buxhetin e vitit 2024 dhe mënyrën e ndarjes së tyre por edhe inkorporimit të propozimeve të marrë nga qytetarët gjatë procesit të diskutimeve publike për buxhetin. Në këtë takim pjesëmarrësit parashtruan disa kërkesa si:

– Të këtë rritjen të  buxhetit në sektorin e shëndetësisë

– Të ndahen mjete financiare për grupet e grave si dhe të kenë mbështetje.

– QKMF-ja të pajiset me Mamografi

– Të këtë rritje të bursave për student, si numrin ashtu edhe mjetet financiare qe do të ndahen.

– Të mbështetën personat me aftësi të kufizuara dhe të inkorporohen ato në jetën publike si dhe të ndërtohet një objekt për aktivitetin e personave me nevoja të veçanta si dhe disa kërkesa të tjera.

May be an image of 9 people, people studying and office

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Përkujtojmë me respekt 87 dëshmorët dhe martirë që dhanë jetën për lirinë e Kosovës

Komandanti i UÇK-së, aktualisht nënkryetari i komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku ka ndarë një mesazh …