U mbajt ekspozita e grurit “Theranda 2016”

Me një manifestim solemn, Komuna e Suharekës, përkatësisht Drejtoria për planifikim, zhvillim, bujqësi dhe pylltari ka shpallë 4 fermerët më të mirë kultivues të grurit si dhe një perimtar më të dalluar të kësaj Komune. Këto rezultate u shpallën me rastin e ekspozitës së grurit “Theranda 2016”, ku morën pjesë 25 fermerë më të dalluar të komunës së Suharekës. Me këtë rast kryetari i Komunës z. Sali Asllanaj e ka bërë të hapur këtë ekspozitë dhe ka uruar fermerët për rezultatet e arritura në kultivimin e grurit. “ Është kënaqësi për mua të marrë pjesë në këtë ekspozitë ku po bëhet një rezyme e prodhuesve më të mirë të grurit dhe sa kam informacion unë, këtë vit kemi rendimente shumë të mira të grurit se sa viteve tjera. Komuna po i jep rëndësi  bujqësisë, ashtu edhe ministria, por e di që jemi shumë larg asaj sa duhet për të dhënë për sektorin e bujqësisë”, me një fjalë rasti dhe me përshëndetje për fermerët u paraqit edhe drejtori i bujqësisë, z. Xhemajl Kabashaj. Fermerët më të dalluar sivjet u shpallën: Ahmet Trolli nga Dragaqina, Ramadan Elshani, nga Sllapuzhani, Xhavit Shala, nga Mushtishti dhe Hajrush Kryeziu nga Suhareka dhe perimtari më i dalluar Milaim Ademi nga Studençani, të cilët si shpërblim morën nga 25o kg farë për mbjellje. Ndërsa të gjithë fermerët pjesëmarrës të ekspozitës u shpërblyen me nga një aparat  për spërkatje. Ekspozita e grurit në Suharekë, çdo vit mbahet pas përfundimit të fushatës së korrje-shirjeve, ndërsa manifestimi i sivjetmë ka qenë i 14-ti me radhë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …