Në ambientet e Bodrumit të verës “Suhareka Verari” në Shirokë të Suharekës, u hap ekspozita e kolonisë së artistëve të cilët gjatë një jave kanë pikturuar në kuadër të festës së Festari 2018. Në këtë gala mbrëmje ishin të ftuar personalitete të ndryshme nga politika, kultura, arti dhe lëmi tjera. Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, me këtë rast ka thënë: Festari është festë tradicionale që lidh artistët, sportistët, humanistët dhe fermerët, kështu që për neve është kënaqësi që po e kremtojmë 17 vjetorin e kësaj feste. Me këtë rast falënderoj organizatorët dhe donatorët për përkrahje, ndërsa më pas edhe zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxha, ka përshëndetur këtë manifestim duke lavdëruar punën e mire të artistëve që kanë ekspozuar dhe të organizatorëve. Gjatë mbrëmjes, të pranishmit janë argëtuar me muzikën e mirë të Sheki-Band.