leoni

U mbajt gara me Biçikleta “Downhill Gjeravica 2018 – Edicioni i tretë”

Me 24.06.2018, nën patronatin e Kryetari të Komunës së Junikut Agron Kuçi, në bashkëpunim me “MTB Gjakova”, u organizua për herë të tretë gara me Biçikleta “Downhill Gjeravica 2018 – Edicioni i tretë”. Ky aktivitet përpos karakterit garues ka edhe karakter promovues të Turizmit malorë në Komunën e Junikut. Në këtë eveniment morën pjese një numër i madh i garuesve nga mbarë trevat shqiptare duke u lëshuar nga bjeshkët më të bukura në rajonin e Dukagjinit siç janë bjeshkët Gjeravicës dhe maja e Gjeravicës. Edhe pse numri i garuesve ishte i madh, vendi i parë i takoj Miridon Vllasaliut i cili arriti në kohë: 04:01.81, vendi i dytë i takoj Bledar Dinaj me kohë : 04:11.77, ndërsa vendi i tretë i takoj Idel Sylaj 04:12.13.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …