U mbajt konsultim publik për Projekt-Strategjinë për Informim dhe Komunikim 2022-2025

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, u mbajt konsultim publik për Projekt-Strategjinë për Informim dhe Komunikim 2022-2025. Të pranishëm në konsultim përveç anëtarëve të grupit për hartimin e strategjisë, ishin edhe kryetarë të fshatrave dhe lagjeve, përfaqësues të OJQ-ve. Prezantimi i Projekt-Strategjisë për Informim dhe Komunikim 2022-2025, është bërë nga Blerta Gashi, anëtare e grupit punues duke thënë se: me 28.01.2022, projekt dokumenti i strategjisë është publikuar në uebfaqen zyrtare të komunës dhe në Platformën e Konsultimeve Publike, ftesa dhe dokumenti i strategjisë u është shpërndarë përmes emailit OJQ-ve dhe drejtorëve të shkollave. Përmes rrjetit social VIBER u është dërguar njoftimi për të marrë pjesë në konsultim publik edhe kryetarëve të fshatrave dhe lagjeve. Strategjia ka këtë përmbajtje: Hyrjen, Profili i komunës, Administrata komunale, Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, Korniza ligjore, Gjendja aktuale me komunikimet, Perceptimet e qytetarëve, Websajti i komunës dhe platformat sociale, Transparenca dhe pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje, Marrëdhëniet me mediat, Komunikimi i brendshëm, Bashkëpunimi me aktorë dhe faktorë të tjerë, Promovimi dhe marketingu i Komunës, Vlerësimi vetanak-Analiza SWOT, Parimet e komunikimit, Objektivat e komunikimit, Avancimi i komunikimit të brendshëm në administratën komunale, Krijimi i mekanizmave efikas për informim dhe marrëdhënie me mediat, Rritja e transparencës dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje, Kanalet e komunikimit, Audienca, Mesazhet dhe impakti i dëshiruar, Planifikimi dhe vlerësimi, Rolet e përgjegjësisë. Qytetarët që ishin të pranishëm, rekomanduan që në dokumentin final të inkuadrohen edhe të dhëna të tjera që kanë të bëjnë me monumente të trashëgimisë kulturore dhe të dhëna që kanë të bëjnë me arsimin në komunë, inkuadrimi i tyre në këtë dokument do e pasuroj këtë dokument. Strategjia do të jetë në konsultim publik deri me datë  26.02.2022, mund të dërgohen komente deri me 26.02.2022 në ora 16:00, tek zyrtarët:  [email protected]; [email protected] dhe [email protected] .

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …