Në bazë të nenit 68 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Kosovës për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit në bashkëpunim me Komitetin për Politikë dhe Financa dhe Drejtorinë pë Buxhet dhe Financa mbajti konsultimin publik për Projekt buxhetin 2023 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore.
Konsultimin e hapi kryesuesi i Kuvendit Komunal, Defrim Kafexhiu, ndërsa projeksionet buxhetore i paraqiti drejtori për Buxhet dhe Financa, Afrim Limani. Për rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në konsultim foli Burim Krasniqi, anëtar i KPF-së nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, kurse qytetarët e pranishëm paraqitën pyetjet dhe kërkesat të cilat do të evidentohen në procesverbal dhe do të shqyrtohen.