U mbajt konsultimi publik për Ri-Kategorizimin e monumentit të natyrës “Kanioni i Drinit të bardhë te Ura e Fshejtë”

Në sallën e kuvendit komunal në Rahovec, u mbajt konsultimi publik i propozimit për ri-kategorizimin e Monumentit të Natyrës “Kanioni i Drinit të Bardhë te Ura e Fshenjtë” në prani të qytatarëve dhe zyrtarëve komunal.

Drejtori i drejtorisë së Urbanizmit, Albnor Mullaabazi e hapi konsultimin publik si dhe drejtori Drejtorisë për Kadastër dhe Pronë, Afrim Oruqi paraqiti para të pranishmëve në pika të shkurtëra propozimin i cili vazhdon të jetë publik në faqen zyrtare të komunës.

Nga të pranishmit u cilësua si iniciativë e duhur dhe në të mirë të qytetarëve të atyre vendbanimeve pranë kanionit dhe jo vetëm.

Ky dokument është në konsultim publik nga data 29.8.2024 deri më 14.10.2024 ashtu siç obligon pika 5 e Ligjit për për Mbrojtjen e Mjedisit.

Mund të vazhdoni të jepni propozime dhe sugjerime në emailet të cilat janë publik në web faqen e komunës së Rahovecit.

https://kk.rks-gov.net/…/1.-Propozimi-profesional-per…

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …