Sot është mbajtur konsultimi publik Studimi i Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Hartën Zonale të Komunës së Malishevës, të cilën e drejtoi, zyrtarja e Drejtorisë për Urbanizëm, Valdete Morina ku merrnin pjesë konsulent nga fusha të ndryshme. Dokumenti është përgatitur dhe prezantuar nga Kompania ” OZON SPACE”, Yllka Agusholli prezantoi raportin e Studimit të Vlerësimit Strategjik Mjedisor për Hartën Zonale të Komunës së Malishevës. Në debat kontribuuan të pranishmit, ndërsa komentet dhe sugjerimet e tyre, do të hyjnë në raportin final duke përfshirë edhe komentet që kanë dërguar, qytetarët, ekspertët dhe shoqëria civile.