U mbajt Kuvendi i rregullt i OKPIP -it në Suharekë

OKPIP ( Organizata Komunale e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës) në Suharekë, ka mbajtur Kuvendin e rregullt me anëtarët e saj ku ka shqyrtuar dhe aprovuar Raportin e punës për vitin 2017, pastaj Programin e Punës për vitin 2018, si dhe Planin Financiar për vitin 2018. Në Kuvend ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe nënkryetarja Mihrije Suka. Kryetari Muharremaj ka përshëndetur punimet e Kuvendit dhe ka shtuar se: “Jemi të interesuar që pensionistët e Komunës së Suharekës ti përkrahim në çdo aspekt që kanë nevojë për neve. Do të jemi afër tyre gjithmonë, për çdo kërkesë që na drejtohet do te mundohemi me ua plotësuar. Ju jeni ata që keni kontribuar shumë, para, gjatë dhe pas luftës dhe ju që keni dhënë një kontribut për gjeneratat e reja duhet me ju respektuar”, ka thënë kryetari Muharremaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …