leoni

U mbajt ligjëratë për ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit nga mjekë eminentë në kuadër të Tetorit Rozë

Në shënim të Tetorit Rozë, muajit vetëdijësues për kancerin e gjirit, paraditen e sotme në Teatrin “Adriana” u mbajt ligjëratë e organizuar nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ku ligjëruan Dr. Xheladin Reçica -kirurg torakal, Dr. Ilir Kurtishi –onkolog, Dr. Bedri Osmani-kirurg torkal, Dr. Mirsad Ukshini-kirurg torakal si dhe Dr. Drita Demiri specialiste e mjekësisë familjare. Me një fjalë rasti këtë ngjarje e përshëndeti drejtori i shëndetësisë, Dr. Kemajl Emini, i cili tha se drejtoria që udhëheqë në këtë muaj ka planifikuar e realizuar një varg aktivitetesh vetëdijësuese për kancerin e gjirit. Tutje, drejtori Emini tha se ky muaj vetëdijësimi ka filluar nën patronatin e Kryetarit Agim Aliu me organizimin e këshillit organizativ për shënimin e 150 vjetorit të Ferizajt nga fusha e shëndetësisë, me ligjërata në shkolla të mesme, shpërndarjen e fletëpalosjeve në sheshe publike, ligjëratat e organizuara për komunitetet dhe në fshatra, për të vijuar edhe ditëve në vijim me aktivitete të shumta.

May be an image of crowd and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …