U mbajt manifestimi “Oda e Samadrexhës”

Aktivitetet e Diafestit të cilat po organizohen në kuadër të ditëve të mërgatës, kanë vazhduar edhe të mërkurën me “Oda e Samadrexhës”, që u mbajt në fshatin Samadrexhë të Suharekës. Fillimisht kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe një pjesë e stafit të tij, si dhe qytetarë të shumtë nga ky fshat dhe të ftuar tjerë nga të gjitha trevat, kanë bërë homazhe pranë panove të martirëve dhe viktimave të rënë nga viti 1941-1945, kurse më pastaj kanë vizituar disa ekspozita të hapura me gjëra interesante nga e kaluara e kësaj treve. Ndërkaq janë përkujtuar edhe personalitetet e këtij fshati që në mënyra të ndryshme kanë kontribuar për fshatin, Komunën dhe shtetin në përgjithësi. E në manifestimin kryesor të kësaj ngjarje në “Odën e Samadrexhës” kryetari Muharremaj me këtë rast u shpreh: ky manifestim është në shenjë të falënderimit të mërgimtarëve tanë, të cilët para gjatë dhe pas luftës, kanë kontribuar në mënyra të ndryshme, e kanë mbajtur arsimin gjallë, e kanë mbajtur shëndetësinë dhe e kanë ndërtuar shtetin. Për këtë falënderoj edhe një herë kontributin e bashkatdhetarëve tanë. Në manifestim ishte i pranishëm edhe Daut Demaku, i cili ka mbajtur një fjalim. Mërgimtari nga ky fshat, gazetari dhe shkrimtari Ramadan Reshitaj ka dhuruar disa libra për të pranishmit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …