U mbajt mbledh e rregullt e kuvendit komunal të Rahovecit, e shtata për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit korrik, e shtata e rregullt për këtë vit kalendarik. Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e OSBE-së.  Fillimi i seancës karakterizohet me votim të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, për të vazhduar me diskutime dhe pyetje të ndryshme drejtuar kryetarit dhe drejtorive përkatëse. Pyetjet dhe diskutimet ishin rreth këtyre çështjeve: Mirëseardhje për bashkatdhetarët – sporteli i veçantë për ta; Ecuria e punimeve te “Kompleksit Sportiv”- përmbushja e standarteve për zhvillimin e ndeshjeve kampionale për ligën e parë; Modifikimi i “Kompleksit Sportiv” në fazën e dytë të punimeve – rrethojat në kompleks; Sheshi qëndror – projekti detal; Kërkesë për çasje në dokumente zyrtare për projektin e lumit “Rimnik” – ecuria e punimeve; Komisioni për vlerësimin dhe shqyrtimin e ankesave për dhënien e mëditjeve për mësimdhënës – Kontrata Kolektive; Kontratat e projekteve për 3 vjet – të ngritet standardi në më shumë vite; Përgjegjshmëria e kuvendit dhe e ekzekutivit kundrejt anëtarëve të kuvendit; Ndriçimi publik në Krushë të Madhe; Mundësia që specifikisht në riemërime të rrugëve të pagëzohet një rrugë me emrin “Ismail Kadare”; Gjendja jo e mirë e rrugëve brenda fshatit Xërxë – pusetat e hapura; Punimet jo të mira të KRU Gjakovës në fshatin Opterushë – mungesa e ujit të pijes; Rënia prej 26% e numrit të banorëve në Komunën e Rahovecit – regjistrimi i popullsisë, në raport final pritet të ketë rritje; Migrimi i jashtëm dhe i brendshëm i kuadrove të reja; Puna e Pediatrisë në QKMF deri në ora 14:00; Thirrja për bursa për studentë (bachelor)- kriteret e thirrjes dhe sipas mundësive për vitin e ardhshëm të ketë bursa edhe për nivelin “Master” të studimeve; Funksionalizimi i parkingut nëntokësor i sheshit qëndror – vonesat e punimeve; Mungesa e ujit i pijshëm në lagjen e epërme në qytet; Raportit financiar, janar-qershor 2024; Depot grumbulluese në Bërnjakë; Gjendja e vreshtave në Komunën e Rahovecit; Subvencionimi me inpute në bujqësi; ”Agro-festa” në Krushë të Madhe, 3 dhe 4 gusht; Buxhetimi me pjesëmarrje – “ec për qytetin”; Ashensori i QKMF-së – kontrata e mirëmbajtjes; Kontrata për barna esenciale. Rendi i ditë ishte voluminoz me 16 pika: Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve, shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale  Nr. 00889-0, ZK- Çifllak, në sipërfaqe prej 11765m2, shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës P-00889-0 ZK, Çifllak, në sipërfaqe prej 11765m2, shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale, Nr. 00889-0, ZK- Çifllak, në sipërfaqe prej 860.00 m2, shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-00889-0 ZK, Çifllak, në sipërfaqe prej 860.00 m2, shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për faljen e borxhit të papaguar për taksën komunale, respektivisht – qiranë e shfrytëzimit të hapësirës publike, shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik, P-00041-1, ZK-Drenoc, shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik ndërtesë, P-00644-0, ZK-Rahovec,  shqyrtimi i Raportit Financiar, janar – qershor 2024, shqyrtimi i Informatës të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, shqyrtimi i informatës të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, shqyrtimi i Raportit të  Drejtorisë për Arsim rreth përfundimit të vitit mësimor 2023/2024, shqyrtimi i Informatës mbi realizimin e Planit të Punës së Zyrës së Prokurimit, janar-qershor 2024, shqyrtimi i Informatës mbi parcelat publike të dhëna në shfrytëzim nga Kuvendi Komunal, shqyrtimi i Informatës mbi realizimin e planit për mirëmbajtjen e hapësirave të hapura publike në Komunën e Rahovecit. Seanca u cilësua dinamike  konstruktive dhe pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe njëzëri nga anëtarët e kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu priti në takim Drejtorin e Caritas-it Zvicëran Gerhard Schaaumberger

Kryetari i Komunë së Ferizajt z. Agim Aliu ka pritur të premtën në zyrën e …