U mbajt mbledhja e 37-të e KPF në Mitrovicë

Nën drejtimin e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, Bislim Imeri, është mbajtur mbledhja e 37-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), në të cilën përveç anëtarëve, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i komunës, Faruk Mujka dhe drejtorët e drejtorive komunale

Në mbledhje u diskutua për Propozim-vendimin për miratim paraprak të Vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Mitrovicës në shfrytëzim personave fizik/juridik; Propozim-vendimin për formimin e Komisionit për përcaktimin e listës së lokacioneve dhe hapësirave për vendosjen e përmendoreve, shtatoreve, busteve dhe simboleve, si dhe formimi i Këshillit Komunal për vlerësimin e meritave historike e shoqërore të personaliteteve dhe ngjarjeve nga territori i Komunës së Mitrovicës dhe tërësia etnike shqiptare, por edhe nga tërë bota; Propozim-vendimin për ri-destinimin e pjesës së pronës së paluajtshme të Komunës me qëllim të ngritjes së Lapidarit për dëshmorët e rënë nga Lagja e Shipolit.

Po ashtu, anëtarët e KPF-së shqyrtuan edhe Raportin financiar për periudhën janar-dhjetor 2016; Raportin e vlerësimit dhe dinamikës së realizimit të projektit “Vizita sistematike për vlerësimin e shëndetit oral të nxënësve të shkollave fillore të mesme të ulëta”; Informata e DMM-së lidhur me inkasimin e taksës për mbeturina në Komunë  dhe Informatën e Drejtorisë së Inspekcionit lidhur me ndotjet nga fabrikat për përpunimin e vajrave.

Pas diskutimeve të anëtarëve të KPF-së, të gjitha materialet e shqyrtuara u proceduan për mbledhjen e ardhshme të rregullt të Kuvendit të Komunës, që do të mbahet në fund të këtij muaji, me përjashtim të Propozim-vendimit për miratim paraprak të Vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës në shfrytëzim personave fizik/juridik dhe Propozim-vendimit për formimin e Komisionit për përcaktimin e listës së lokacioneve dhe hapësirave për vendosjen e përmendoreve, shtatoreve, busteve dhe simboleve, si dhe formimi i Këshillit Komunal për vlerësimin e meritave historike e shoqërore të personaliteteve dhe ngjarjeve nga territori i Komunës së Mitrovicës dhe tërësia etnike shqiptare, por edhe nga tërë bota, për shkak se u kërkuan.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …