U mbajt mbledhja e dhjetë e radhës e Kuvendit të Komunës së Suharekës

Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Suharekës, në takimin e radhës të mbajtur të hënën, në mes tjerash kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës: Shqyrtimi i projekt-vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës komunale me pronë private, projekt – vendimit për caktimin e lokacionit për vendosjen e trafastacionit dhe dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës, si dhe projekt-vendimi për rialokim të mjeteve brenda fondit burimor (22) për vitin 2016, ndryshim plotësimi i vendimit 01-nr.16-2042, për caktimin e lokacionit për vendosjen e trafastacionit dhe dhënien në shfrytëzim afatgjate të pronës së paluajtshme të Komunës së Suharekës. Para se të fillohej me diskutimet rreth pikave, anëtarja më e re e Kuvendit, Vlora Elshani-Neziri (AAK), ka dhënë betimin pasi ka zëvendësuar Albana Ndrecën e cila vullnetarisht ka hequr dorë nga ky post. Anëtarët e Kuvendit pasi kanë debatuar për të gjitha pikat dhe në fund kanë miratuar të njëjtat, më pas kanë lexuar edhe një deklaratë që kishte të bënte me gjendjen e krijuar tash së fundit në fshatin Mushtisht. Deklarata të cilën para anëtarëve të kuvendit e lexoi këshilltari nga ky fshat Alush Shala, kishte të bënte me të zhvendosurit serb nga ky fshat.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …