U mbajt mbledhja e dhjetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Rahovecit

Nën kryesimin e kryesuesit të Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Rahovecit Afrim Dina, në prani të nënkryetarit të komunës, Fatmir Iska, anëtarëve të KPF-së, drejtorëve të Drejtorive Komunale, dhe përfaqësues i OSBE-së, u mbajt mbledhja e dhjetë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa, në Komunën e Rahovecit për vitin 2019. Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së, për mbledhjen e radhës së kuvendit komunal u rekomanduan këto pika: Shqyrtimi i Raportit Financiar për periudhën kohore Janar-Shtator 2019, Shqyrtimi i Informatës së DKA-së për fillimin e vitit të Ri Shkollor 2019/2020.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …