U mbajt mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Viti

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në komunën e Vitisë, ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt. Gjatë kësaj mbledhje me theks të veçantë është folur për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë në këtë komunë. Siguria në Komunën e Vitisë, është cilësuar si e qetë dhe stabile nga Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Agim Lipovica. Ai gjatë këtij takimi ka paraqitur edhe disa të dhëna për të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, e ndër to bëri me dije se në këtë komunë janë ulur rastet e vjedhjeve për 50%, janë ulur aksidentet e komunikacionit me fatalitet por janë rritur për 3% aksidentet me dëme materiale. Ndër tjerash ai kërkoj nga qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë , duke u zotuar se rastet e bashkëpunimit do të trajtohen në fshehtësi. Lipovica tregoj se në Viti, ka pasur edhe 5 raste të konfiskimit të narkotikeve por fatmirësisht në sasi të vogël. Kurse zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, falënderoj mekanizmat e sigurisë për punën që po e bëjnë në këtë komunë dhe potencoi se Komuna e Vitisë, ka një bashkëpunim të mirë me ta.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …