U mbajt mbledhja e dytë e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Viti

Nën kryesimin e zv.kryetarit të komunës së Vitisë, Hasan Aliu, sot u mbajt mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Gjatë këtij takimi u vlerësua se gjendja e sigurisë në këtë komunë është e qetë dhe stabile. Komandanti i Stacionit Policor, Kapiten Afrim Halili, potencoi se në këtë komunë gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile dhe e menaxhuar pa incidente të mëdha, por me disa raste te vjedhjeve sidomos gjatë muajit të Ramazanit kryesisht në fshatrat Sllatinë, Ramjan dhe Pozheran. Ai po ashtu tha se ka pasur disa aksidente por me lëndime të lehta dhe se situata në trafik, falë angazhimit të policisë, është e menaxhueshme. Edhe përfaqësuesit e bashkësive fetare theksuan se pavarësisht që këta muaj që lam pas janë karakterizuar me shumë festa fetare, situata ka qenë stabile dhe pa asnjë incident. Ndërkaq, anëtarët e KKSB-së kanë ngritur disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë si: mirëmbajtja e kamerave të sigurisë, vendosja e shenjave nëpër vendkalime të këmbësorëve edhe nëpër fshatra, hartimi i planit të orarit të punës për biznese, organizimi i debateve me qytetarë për çështjen e sigurisë ku përfshihen edhe komunitetet pakicë, etj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë organizon tryezë diskutimi për aktivizimin kundër dhunës ndaj gruas

Komuna e Vitisë, përmes zyrës së kryetarit dhe Zyrës për Barazi Gjinore, ka mbajtur sot …