U mbajt mbledhja e dytë e Këshillit të Drejtorëve në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka mbajtur mbledhjen e dytë të rregullt të Këshillit të Drejtorëve. Gjatë këtij takim në veçanti është folur për përpilimin e planeve të punës për drejtoritë komunale, për disiplinën dhe respektimin e orarit të punës dhe ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët. Gjithashtu kryetari Haliti, i njoftoj drejtorët mbi dy propozim vendime për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Çerdhes dhe të Gjykatës në Viti. “Kërkoj nga drejtorët e drejtorive që të kujdesën për respektin e orarit të punës dhe për disiplinën në punë, me qëllimin më të mirë që të ofrojmë shërbime sa më të shpejta dhe më të mira për qytetarët tanë”, u shpreh kryetari Haliti.

Gjithashtu ai bëri me dije se është njoftuar që Gjykata në Viti, ka fonde për ndërtimin e një objekti të ri dhe se komuna do të bëjë propozim vendimin për caktimin e lokacionit. Ai tha se një lokacion do të gjendet edhe për një çerdhe të re pasi që kanë gjetur fonde për të.

Gjithashtu në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen aktuale në komunën e Vitisë me pandeminë, ku u shqyrtua mundësia për marrjen e masave adekuate, në parandalimin e shtimit të rasteve. U bë e ditur se aktualisht në komunën e Vitisë numri i  të infektuarve me këtë virus janë në rritje. Gjithashtu u tha se  3 shkolla në komunën e Vitisë, si shkolla fillore “Dëshmorët e Vitisë” në Viti, “Skender Emërllahu në Ramjan’, si dhe “Nazmi Pajaziti” në Radivojc kanë kaluar në mësim online.  Drejtoresha për Arsim në Viti Fatbardha Emini, theksoi se vendimi për mbylljen e këtyre shkollave është marrë pas rritjes së numrit të nxënësve të infektuar me COVID-19, si dhe personelit arsimor, stafit teknik e administrativ dhe në harmoni me udhëzuesin për organizimin e procesit mësimor në kushtet e pandemisë, i hartuar nga MASHT-i, duke aplikuar skenarin C për mësimin online, dhe rekomandimin e IKSHPK-së në Gjilan. Kryetari Haliti, njoftoi këshillin e drejtorëve se gjatë fundjavës janë dezinfektuar objektet shkollore dhe do te vazhdohet me testime rapide edhe gjatë javës nëpër të gjitha shkollat. Ndërkaq në këtë takim drejtorët e drejtorive thanë se ata janë në përpilimet finale të planeve të punës dhe po vazhdohet me kontaktet me donatorët dhe organizata të ndryshme në realizimin e projekteve në interes të komunë së Vitisë.

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …