Kryetari Kastrati apel për kujdes të shtuar në komunikacion

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes në komunikacion, ai ndër të tjera ka thënë: Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës dhe më gjerë, ju drejtohem me sinqeritet dhe dashamirësi për të kërkuar kujdes të shtuar gjatë vozitjes dhe respektimin e rregullave të komunikacionit. Në këtë periudhë të kthimit të mërgimtarëve, numri i automjeteve dhe këmbësorëve në rrugë është rritur ndjeshëm. Ju lutem, respektoni shenjat e komunikacionit dhe kufizimet e shpejtësisë. Këmbësorët gjithashtu duhet të kenë kujdes dhe të mos kalojnë rrugën në vendet ku nuk ka shenja për ta. Pakujdesia në lëvizje mund të kushtojë me jetë. Prandaj, si kryetar i Komunës së Malishevës, ju bëj thirrje të bëni kujdes të shtuar. Shpejtësia në rrugë është një rrezik për sigurinë e përgjithshme dhe mund të ketë pasoja fatale. Policia po bën të pamundurën, por nuk mund të jetë e pranishme në të gjitha rrugët tona. Kujdesi juaj është i domosdoshëm për sigurinë e të gjithëve.

Me respekt,

Kryetari i Komunës së Malishevës – Ekrem Kastrati

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …