U mbajt mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit

Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit Defrim Kafexhiu, është mbajtur mbledhja e dytë e rregullt e Kuvendit Komunal. Në mbledhje i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës Smajl Latifi, nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, anëtarët e Kuvendit Komunal, drejtorët e drejtorive komunale, Sead Raba përfaqësuesi i OSBE-së zyra në Rahovec. Gjatë kësaj mbledhje janë aprovuar këto dokumente: Vendimi për formimin e komisionit komunal të aksionarëve nga Komuna e Rahovecit për Ndërmarrjen Publike Lokale “KRM Ekoregjioni” në Rahovec: Vendimi për formimin e komisionit komunal të aksionarëve nga Komuna e Rahovecit për Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve” në Rahovec; Vendimi për caktimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit/eshës dhe zëvendësdrejtorit/eshës së institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese parauniversitare (IEAAP); Vendimi për themelimin e Këshillit për fshatin Hoçë e Madhe; Vendimi për formimin e komisionit për vlerësimin e performancës së kontratës për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme komunale; Vendimi për shpalljen me interes të përgjithshëm publik pjesën e parcelës P-71510057-01472-3 në Zonën Kadastrale Rahovec; Vendimi për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-71510057-01997-10 dhe P-71510057-01997-11, zona kadastrale Rahovec; Vendimi për bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga viti 2021 në vitin 2022; Vendimi për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për vitin 2022; Vendimi për emërimin e komisionit për udhëheqjen dhe koordinimin e punës në terren për zgjedhjen e këshillave lokale; Vendimi për emërimin e komisionit të ankesave për procesin e zgjedhjes së këshillave lokale. Gjatë mbledhjes është shqyrtuar edhe Raporti nga Komiteti për Komunitete për vitin 2021. Ndërsa Shqyrtimi dhe aprovimi i vendimit për subvencionimin e lindjeve për gratë–nënat banore të komunës së Rahovecit për vitin 2022, është shtyrë për njërën ndërë mbledhjet e radhës së Kuvendit të Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …