Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Afrim Dina, është mbajtur mbledhja e gjashtë e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Në mbledhje i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, nënkryetari Fatmir Iska, anëtarët e Kuvendit Komunal, drejtorët e drejtorive komunale, Sead Raba përfaqësuesi i OSBE-së zyra në Rahovec. Gjatë kësaj mbledhje janë aprovuar këto dokumente: Draft Strategjia për zhvillimin ekonomik lokal për komunën e Rahovecit 2021-2025, vendimi i kryetarit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P- 7151005-01054-0 në zonën kadastrale Krushë e Madhe, vendimi për vënie në konsultim publik të Draft Statutit për QKMF-në e Rahovecit dhe Korniza Afatmesme Buxhetore 2021-2024. Në mbledhje është diskutuar edhe raporti i punës së Kryetarit të Komunës për 6 mujorin e parë të vitit 2021 dhe raportit të performancës komunale për vitin 2020.