U mbajt mbledhja e I-rë e KPF-së në Deçan

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë Komunale të Deçanit Hajdar Sutaj, ku prezent ishin të gjithë anëtarët e KPF-së dhe përfaqësues të shoqërisë civile është mbajtë mbledhja e I-rë  e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku për këtë takim ishte propozua ky rend pune:

– Shqyrtimi i propozimit për Themelimin e Komitetit të Komuniteteve,

– Shqyrtimi i propozimit për Themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi,

– Shqyrtimi i listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2022,

– Rishqyrtim i Vendimit 01. Nr. IX-3 për shpallje të pronës me interes publik (për realizimin e projektit “Rregullimi i shtratit të Lumit Lumbardh i Deçanit” pjesa nën Urë të Demës) me rekomandim të MAPL,

– Shqyrtimi i kërkesës së DKA-së, për ndërrimin e emërtimit të SHMT” Tafil Kasumaj” nga SHMT në IAAP dhe

– Të ndryshme

Takimin e hapi kryesuesi i asamblesë Hajdar Sutaj, ku dhe u diskutuan për pikat e rendit të  ditës. Për pikën e parë të rendit të ditës  lidhur me  Shqyrtimin e propozimit për Themelimin e Komitetit të Komuniteteve, pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së u  rekomandua që në seancë të jetë i pranishëm përfaqësuesi i Zyrës së Komuniteteve dhe të arsyetoj përbërjen dhe kriteret për pjesëmarrjen në këtë komitet të rëndësishëm i cili do të plotësohet edhe me dy anëtarë nga Asambleja Komunale. Takimi ka vazhdua me piken e dytë të rendit të ditës lidhur me Shqyrtimin e propozimit për Themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), edhe për ketë pikë të rendit të ditës është debatuar nga anëtarët e KPF-së dhe është kërkuar që në seancën e rregullt i pranishëm te jetë kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, që të sqarohen në detaje lidhur me rëndësin e KKSB-së dhe anëtarët e këtij këshilli. Edhe për pikat 3 dhe 4 pas dhënies së arsyeshmërisë nga zyrtarët përkatës është kërkuar që të ketë material shtesë dhe sqarime shtesë në seancën e rregullt. Për piken e 5-të të rendit të ditës është diskutua dhe janë dhënë sqarime nga drejtori i DKA-së. Edhe kjo pikë e rendit të ditës ka marrë miratimin e anëtarëve të KPF-së për diskutim të mëtutjeshëm në seancën e rregullt e cila do të mbahet ditën e enjte me datë 30.12.2021 me fillim ne ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …