leoni

U mbajt mbledhja e II- të e rregullt e KPF- së në Deçan

Sot me datë 24.02.2023 u mbajt mbledhja e II- të e rregullt e KPF- së, në komunën e Deçanit.

Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj.

Të pranishëm ishin anëtarët e KPF- së, dhe zyrtarë tjerë.

Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi i raportit analitik financiar për vitin 2022,

  3. Shqyrtimi i Propozim – Vendimit për bartje të hyrave vetanake nga viti paraprak 2022 në vitin aktual fiskal 2023,

  4. Shqyrtimi i Planit lokal të veprimit në mjedis – revidim,

  5. Shqyrtimi i Model Rregullores për taksat komunale,

  6. Shqyrtimi i planit për integritet – revidim,

  7. Shqyrtimi i Kërkesave të palëve drejtuar Asamblesë Komunale përmes Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë,

  8. Shqyrtimi i kërkesave,

  9. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës

Të gjitha pikat e kësaj mbledhje u shqyrtuan dhe miratuan, përveç pikës së dy- të që u largua nga rendi i ditës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …