Mbledhja e III-të e rregullt e kuvendit komunal të Deçanit u kryesua nga Kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, derisa pranishëm ishte Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, anëtarët e kuvendit, drejtorë të drejtorive komunale, zyrtar komunal.
Për rend dite u propozuan këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
2. Raport i Komisionit për zgjedhjen e Këshillave të Fshatrave
3. Të ndryshme.
U votua njëzëri Vendimi 01 Nr. Xl-8 për hartimin e planit rregullues të hollësishëm për pronat e shpallur me interes publik në parkun kombëtar “Bjeshkët e Nemura”.
U miratua procesverbali nga mbledhja e kalur dhe mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës.
Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e Kuvendit morën përgjigje nga kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj dhe ekzekutivi.