U mbajt mbledhja e IX-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Deçanit. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i kuvendit, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF- së, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj dhe zyrtare tjerë. Në këtë mbledhje u diskutuan për këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i Planit të Integritetit;
-
Shqyrtimi i Planit për Barazi Gjinore;
-
Shqyrtimi i Draft-Planit të transportit rrugor lokal për Komunën e Deçanit 2023-2028;
-
Shqyrtimi i Raportit nëntë mujore financiar;
-
Të ndryshme.