U mbajt mbledhja e katërt e Komitetit për Komunitete në komunën e Rahovecit

Kryesuar nga Bajram Morina, kryesues i Komitetit për Komunitete në Komunën e Rahovecit është mbajtur mbledhja e katërt e këtij komiteti, ku të pranishëm ishin anëtarët e komitetit, Fatmir Iska nënkryetar i komunës, Avni Morina drejtor i DKA-së, përfaqësues të LMT-së, OSBE-së dhe UNMIK-ut zyra në Pejë.

Gjatë kësaj mbledhje është diskutuar për Vizitat e kryera në vendbanimet e Komunës së Rahovecit dhe në shkollën fillore  “Gëzim Hamza-Piktori” të Rahovecit, kurse  pika Shqyrtimi i investimeve kapitale për vitin 2019, në vendbanimet ku jetojnë komunitetit pakicë, (identifikimi i Projekteve), është bartur për në mbledhjen e radhës së këtij komiteti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …