U mbajt mbledhja e katërt e rregullt e Komitetit për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit për vitin 2019

Nën kryesimin e kryesuesit të Komitetit për Politikë dhe Financa të komunës së Rahovecit Afrim Dina, në prani të nënkryetarit të komunës, Fatmir Iska, anëtarëve të KPF-së, drejtorëve të Drejtorive Komunale, dhe përfaqësuesit të OSBE-së Sead Raba, sot u mbajt mbledhja e katërt e rregullt  e Komitetit për Politikë dhe Financa, në Komunën e Rahovecit për vitin 2019. Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së,  për mbledhjen e radhës të kuvendit komunal u rekomanduan këto pika: Shqyrtimi i Raportit Financiar Janar-Mars 2019, Plotësim ndryshimi i Rregullores për Taksa, Tarifa, Ngarkesa dhe Gjoba Komunale, Shqyrtimi i Propozim Vendimit të Kryetarit për miratimin e marrëveshjes për bashkëfinancim dhe themelimin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave për ndarje të shtëpive për banim, Shqyrtimi i Propozim Vendimit të Kryetarit për themelimin e çmimit për krijimtari letrare e artistike “Sulejman Krasniqi”, Shqyrtimi i Propozim Vendimit të Kryetarit për caktimin e datës 7 dhjetor si Dita e Bibliotekës  “Sulejman Krasniqi” në Rahovec, Shqyrtimi i Draft Planit të Veprimit për Transparencë Komunale 2019-2023, Shqyrtimi i Vendimit  për Themelimin e Komitetit Konsultativ për persona me aftësi të kufizuara, shpalljen e konkursit dhe caktimin e panelit për përzgjedhjen e anëtarëve në komitet, Shqyrtimi i Propozimit të Kryetarit për marrjen e vendimit paraprak për ndërrimin e destinimit të përhershëm të tokës kullosë e klasës së 6 në tokë ndërtimore për Zonën Ekonomike në fshatin Opterushë, Shqyrtimi i Propozim vendimit për dhënien e pëlqimit për shfrytëzimin e ngastrave kadastrale 777, 778 dhe 779 në vendin e quajtur Rakita-Xërxë, kompanisë “NTP Vëllezërit Morina”, Shqyrtimi dhe aprovimi i Rregullores rreth mënyrës dhe kushteve të shfrytëzimit të palestrës së sporteve “MIZAHIR ISMA” në Rahovec, Plotësimin e vendit vakant në Komitetin për Komunitete dhe Marrja e Vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për organizimin e Festivalit “Anadrinia Jehon”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …